Ruçi pret Gashin: Shqiptarët faktor europianizues të Maqedonisë së Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Shqiptarët janë faktor europianizues i Maqedonisë së Veriut”, deklaroi sot kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili priti kryetarin e Partisë Alternativa-Shkup, Afrim Gashi.

Gashi e informoi Kryetarin Ruçi mbi zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut dhe këndvështrimin e Partisë Alternativa-Shkup mbi këto zhvillime si edhe nënvizoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit midis partive politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ruçi, vlerësoi qëndrimin progresiv dhe proeuropian të partive politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe rëndësinë e këtyre qëndrimeve për të ardhmen europiane të vendit.

“E rëndësishme është që partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut të koordinohen dhe të unifikojnë qëndrimet e tyre për çështjet e përbashkëta të shqiptarëve. Më shumë mirëkuptim, bashkëpunim e koordinim, do të thotë më shumë përfaqësim. Rritja e përfaqësimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme për zgjerimin e aksesit në zhvillim, në tregje, në shërbimet publike dhe rrjedhimisht ajo duhet të ndikojë edhe në rritjen e mirëqenies”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi./ATSH/

Share This Article