Ruçi-Shannon: SHBA, e zhgënjyer nga vendimi i Këshillit Europian për negociatat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“SHBA është e zhgënjyer nga vendimi i KE për negociatat”, u shpreh sot ish-zv.sekretari i Departamentit të Shtetit, Tom Shannon gjatë një takimi me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Gjatë takimit, Ruçi dhe Shannon diskutuan mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian si dhe bashkëpunimin e Shqipërisë me SHBA dhe rolin e Shqipërisë në NATO.

“Nuk ka rrugë tjetër për rajonin, veç BE”, deklaruan Ruçi e Shannon gjatë takimit

Po ashtu në takim u theksua nga ish-zv.sekretari i Departamentit të Shtetit, Tom Shannon se Shqipëria është aleate strategjike e SHBA.

Shannon i tha Kreut të Kuvendit, Ruçi se “ShBA është avokate e Shqipërisë në BE, si edhe në NATO”

Shannon nënvizoi se, “SHBA është e zhgënjyer nga vendimi i KE për negociatat”./ATSH/

Share This Article