Ruçi: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor me vizion e destinacion perëndimor

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e Polonisë,  Karol Bachura, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri.

Kryetari Ruçi e falenderoi Ambasadorin Bachura për kontributin në fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen që Polonia i ka dhënë integrimit europian të Shqipërisë.

Prej vitit 1937, kur janë vendosur marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve e deri më sot, bashkëpunimi dypalësh është forcuar. Gjatë viteve të fundit ato janë fuqizuar edhe nëpërmjet shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë dhe organizimin e veprimtarive të rëndësishme të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe tregtar.

“Shqipëria i është mirënjohëse Polonisë për mbështetjen e saj të vendosur për integrimin europian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor si edhe për kontributin aktiv për sigurimin e mbështetjes edhe të Grupit të Vishegradit. Ne vlerësojmë vizionin e Polonisë për domosdoshmërinë e integrimit të rajonit në BE dhe për të mos e lenë atë nën rrezikun e influencave joperëndimore.  Ju jemi gjithashtu mirënjohës edhe për mbështetjen  për rindërtimin pas pasojave të tërmetit të 26 nëntorit dhe ndihmën për përballimin e pandemisë.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ambasadori Karol Bachura falenderoi Kryetarin e Kuvendit për vlerësimin e bashkëpunimit shqiptaro-polak si edhe vlerësimin e kontributit të tij si Ambasador në fuqizimin e këtij bashkëpunimi.

Ai vuri në dukje se Polonia dhe Grupi i Vishegradit, si një model i suksesshëm bashkëpunimi, do të vazhdojnë të mbështesin integrimin europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe kjo ndihmë do të vazhdojë edhe gjatë procesit të negociatave dhe anëtarësimit./ATSH/

Share This Article