ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Nuk jemi 18 vjeç me rënë në dashuri…”/ Seno dhe Angelo komentojnë vajzat e ‘BBV5’: Lorna më pëlqen shumë, më vjen keq për…  2 minutes ago
Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja  4 minutes ago
Tifozët e Realit shprehën pakënaqësinë ndaj brazilianit duke e fishkëllyer, Vinicius Jr i përgjigjet në rrjetet sociale! 6 minutes ago
Ky miliarder i vuri në provë kufijtë e Kinës. Kjo i kushtoi lirinë 8 minutes ago
Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal! 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ruçi: Shqipëria është mike e përhershme e Maqedonisë së Veriut

albnews by albnews
26 October, 2019
in Albania
0
Ruçi: Shqipëria është mike e përhershme e Maqedonisë së Veriut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Gjatë bashkëbisedimit Ruçi nënvizoi se “Shqipëria është një fqinje dhe mike e madhe, e sinqertë dhe e përhershme e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kuvendi i Shqipërisë ishte ndër të parët parlamente që ratifikoi Protokollin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Të dy popujt dhe vendet tona i bashkon e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Ne duhet të bashkëpunojmë, sepse kështu i përballojmë më mirë e më lehtë sfidat e përbashkëta që kemi përpara. Bashkëpunimin e shkëlqyer politik duhet ta shtrijmë edhe në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ekonomik. Vendimi i Këshillit Europian nuk na dekurajon, por na bën të shohim përpara, drejt së ardhmes. Vendet tona kanë vetëm një plan A për të ardhmen dhe ky është destinacioni i Bashkimit Europian. Ne inkurajojmë qëndrimet konstruktive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe kontributin e tyre në shërbim të zhvillimit, prosperitetit dhe integrimit europian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ne mendojmë se është në interes të Maqedonisë së Veriut të bëjë ç’është e mundur për të mbështetur të drejtat kulturore e arsimore të shqiptarëve në kuadër të implementimit të Marrëveshjes Kuadër të Ohrit. Vlerësojmë punën e bërë deri tani për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe besojmë se zbatimi i duhur i Ligjit për gjuhët dhe vendosja e shpejtë e mekanizmave të monitorimit do të siguronin një qasje më të mirë dhe më të drejtë në shërbime për shqiptarët”.

RelatedPosts

“Nuk jemi 18 vjeç me rënë në dashuri…”/ Seno dhe Angelo komentojnë vajzat e ‘BBV5’: Lorna më pëlqen shumë, më vjen keq për… 

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!

Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani 

Presidenti Stevo Pendarovski falenderoi Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi për fjalët e ngrohta dhe vlerësimin për bashkëpunimin midis të dy vendeve.

“Vendosa me dëshirë që vizitën e parë në vendet fqinje ta kryeja në Shqipëri. Ju falënderoj për ratifikimin e menjëhershëm të Protokollit të anëtarësimit tonë në NATO, sepse anëtarësia në këtë Organizatë është jetike për Republikën tonë. Ne u jemi mirënjohës shqiptarëve për përfshirjen, kontributin dhe mbështetjen për reformat dhe avancimin tonë drejt familjes evropiane. Falënderojmë Shqipërinë për sjelljen evropiane dhe të pjekur ndaj pakicës maqedonaseveriore në vendin tuaj. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të pranojnë asnjë alternativë tjetër, përveçse anëtarësimit në BE. Ne duhet të mbështesim njeri-tjetrin dhe kështu e shpejtojmë dhe lehtësojmë rrugën tonë drejt Bashkimit Europian”, nënvizoi Presidenti Stevo Pendarovski./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Nuk jemi 18 vjeç me rënë në dashuri…”/ Seno dhe Angelo komentojnë vajzat e ‘BBV5’: Lorna më pëlqen shumë, më vjen keq për… 

“Nuk jemi 18 vjeç me rënë në dashuri…”/ Seno dhe Angelo komentojnë vajzat e ‘BBV5’: Lorna më pëlqen shumë, më vjen keq për… 

21 December, 2025
Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja 

Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja 

21 December, 2025
Tifozët e Realit shprehën pakënaqësinë ndaj brazilianit duke e fishkëllyer, Vinicius Jr i përgjigjet në rrjetet sociale!

Tifozët e Realit shprehën pakënaqësinë ndaj brazilianit duke e fishkëllyer, Vinicius Jr i përgjigjet në rrjetet sociale!

21 December, 2025
Ky miliarder i vuri në provë kufijtë e Kinës. Kjo i kushtoi lirinë

Ky miliarder i vuri në provë kufijtë e Kinës. Kjo i kushtoi lirinë

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result