Ruçi: Sot është dita për të bërë apel për maturi, vendosmëri dhe qetësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka votuar mëngjesin e sotëm dhe më pas në një deklarim për media tha se jo vetëm se votoi por edhe zgjodhi pasi në Tiranë ka dy kandidatë.

“E patë jo vetëm votova, por edhe zgjodha. Zgjodha se ishin dy kandidatë. Subjekete politike ishin 30 dhe kandidatë dy. Do ishte mirë të ishin më shumë kandidatë në të gjitha bashkitë. Por sot nuk është dita të analizojmë këtë çështje, sepse kjo ka qenë temë diskutimi në ekranet tuaja, në debatet tuaja. Sot është dita për të bërë apel për maturi, vendosmëri dhe qetësi”, deklaroi Ruçi.

Kreu i Kuvendit apeloi për maturi ndërsa tha se nesër në Shqipëri do të vijojë jeta normale.

Ndryshe, për Bashkinë e Tiranës kandidojë Erion Velia nën siglën e PS-së dhe Arben Skënderi nga Bindja Demokratike.

Share This Article