ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 16 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 21 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 1 day ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 1 day ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Ruçi: Vendimi i KE i pa merituar-së

albnews by albnews
18 November, 2019
in Albania
0
Ruçi: Sot është dita për të bërë apel për maturi, vendosmëri dhe qetësi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Besimtarët tanë shqiptarë që i kemi prezentë këtu janë më shumë besimtarë të fesë sesa anëtarë të institucioneve të tyre, ndjenja dhe vlerat fetare mbizotërojnë mbi përkatësinë dhe mbi anëtarësinë në institucionet e tyre. Dallim midis të qenit besimtar dhe anëtar institucioni ka ndihmuar që shqiptarët besimtar të gjejnë më shumë pika takimi në marrëdhëniet e tyre me besimet dhe fetë e tjera”, deklaroi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjatë fjalës së tij në konferencën “Feja si instrument i paqes”, mbajtur në Tiranë.

Ruçi theksoi se, “ndërkohë në sferën tjetër në atë politike kemi një situatë krejt tjetër simpatitë, përkatësitë dhe anëtarësitë në institucionet politike mbizotërojnë mbi ndjenjat, mbi pikëpamjet dhe mbi vlerat demokratike. Ndërsa besimtarët besojnë në Zot dhe në vlera, politikanët besojnë më shumë tek partitë sesa tek vlera e demokracisë dhe sistemit demokratik. Duke konstatuar këtë intolerancë, institucionet fetare shpesh kanë bërë thirrje për tolerancë politike pavarësisht se ne politikanët pak ose shumë pak i kemi dëgjuar ato”.

RelatedPosts

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë/ Një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit

“Shprehja e njohur “kisha jote është edhe kisha ime” në Shqipëri është plotësuar me mësimet që vijnë nga bashkëjetesa jonë “xhamia jote është dhe e imja”. Shumë rrallë ndodh që të dëgjojmë dy partiakë shqiptarë që të pranojnë se “partia jote është dhe e imja”, tha Ruçi.

Ai shtoi se, “më lejoni të bëj një parantezë, e kam fjalën për qëndrimin e atyre vendeve skeptike të Bashkimit Europian të cilët penguan Këshillin Europian të marrë vendimin për të cilin ne ishim përgatitur sipas rekomandimit të mëparshëm që kishte bërë Komisioni Europian për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Uroj që motivet e këtij qëndrimi të jenë realisht dyshimet e tyre, problemet e tyre apo problemet tona për arritjet e reformave integruese në dy vendet tona. Dhe pse nuk jam dakord me ta kam bindjen se vendimi i Këshillit Europian është një vendim i pamerituar dhe nuk i përgjigjet realitetit”.

“Duam apo nuk duam ne këto vende, ky qëndrim i tyre ndaj Ballkanit Perëndimor të cilin ndonjëherë e trajton jo si pjesë po si fqinj të kontinentit tonë ka marrë ose do të marrë në të ardhmen edhe ngjyrime fetare. Përkundër këtij iluzioni, Ballkani Perëndimor edhe pse ka një popullsi të konsiderueshme myslimane është një rajon europian, është pjesë integrale dhe një vlerë e shtuar e qytetërimit perëndimor dhe një kontribues aktiv i paqes, zhvillimit dhe stabilitetit”, përfundoi Ruçi./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result