Rudina Hajdari: Ligji për median online është i llojit ‘putinist’ dhe i shërben pushtetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rudina Hajdari, kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat, shprehet kundër amendimeve ligjore që kanë për synim të rregullojë median online në Shqipëri dhe të luftojë lajmet e pavërteta.

Deputetja Hajdari thekson se ky ligj nuk është në linjë me praktikat më të mira ndërkombëtare, por është i llojit ‘putinist’ që i shërben vetëm atyre që janë në pushtet.

“Ligji i ri për mediat nuk është në linjë me praktikat më të mira ndërkombëtare, nuk merr parasysh rekomandimet e OSBE-së dhe shpërfill shoqërinë civile. Një ligj i llojit ‘Putinist’ që që i shërben vetëm atyre në pushtet dhe nuk lë hapësirë për vetërregullimin e shtypit”, shprehet Hajdari.

Paketa anti-shpifje e miratuar nga qeveria më 3 korrrik parashikon masa drastike ndaj portaleve “online”, që publikojnë lajme “fake news”. Ndryshimet në ligje parashikojnë gjoba dhe penalizime të rënda deri në mbylljen e portaleve.

Top Channel

Share This Article