Rudina Hajdari: Nuk është momenti për hetimin e Metës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupi parlamentar demokrat i drejtuar nga Rudina Hajdari është kundër ngritjes së komisionit hetimor për presidentin Ilir Meta në këto momente.

Në një prononcim për median në përfundim të konferencës së kryetarëe, kryetarja e këtij grupi Rudina Hajdari u shpreh:

“Unë propozova shtyrjen e komisionit hetimor meqë nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese. Nuk është koha e duhur. Nga ana proceduriale nuk e ndaloj dot sepse është kërkesë e  55 deputetëve të maxhorancës, por ne nuk kemi pse të nxitohemi. Nëse presidenti ka shkelur Kushtetutën mund të vërtetohet në një moment më normal”, tha ajo.

Gjithashtu grupi parlamentar demokrat ka kërkuar dhe tërheqjen nga diskutimi në seancën e 8 korrikut në Kuvend.

“Ne do të shikojmë më tej si do të vijojnë hapat por sa i takon seancës kemi kërkuar të tërhiqemi nga diskutimi sepse nuk mendojmë që është në favor të asnjeriu për të pështjelluar situatën dhe tensionuar akoma këtë konflikt”, tha Hajdari.

Hajdari tha se konflikti ishte personal dhe kërkoi shtyrjen e shqyrtimit të kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor. “E shohim si konflikt personal dhe në kushte jo normale kërkojmë që ky komision hetimor të shtyhet dhe të ngrihet në një situatë normale me Gjykatë Kushtetuese”

Share This Article