Rudina Hajdari: Rama do dalë në pension politik nëse ka lista të hapura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja Rudina Hajdari foli edhe për reformën zgjedhore në Kuvend, ku i tha kryeministrit se ne ramë dakord për marrëveshjen e opozitës dhe se nuk do t’i kthejmë kurrizin shqiptarëve.

“Rama do dalë në pension politik nëse ka lista të hapura. Nuk e kuptoj atë opozitë që doli nga Parlamenti dhe do të ruajë sërish status quo-në. Nuk e kuptoj se si Basha nuk do listat e hapura dhe depolitizimin.

Për çfarë luftoi Basha? Për tendera në ID biometrik?50 mijë firmasot ‘ulërasin’ për ndryshimin e sistemit, për listat e hapura. Mbani premtimin dhe thoni se çfarë do bëni , të ecim para pa hile, ka ardhur koha për një garë reale. Nuk ka kod , asgjë që ti nuk e negocion pa dëgjuar zërin tonë”, tha ajo.

Share This Article