Përpara se Rudy Giuliani të ishte avokati personal i Trump dhe përpara se të shërbente si kryebashkiak i qytetit të Nju Jorkut, ka qenë një prokuror federal.
Në vitet 1980, Giuliani u bë titull në mbarë botën për ndjekjen agresive kundër mafies italo-amerikane të Nju Jorkut, famëkeqja “5 Familjet”.
Hetimi, i cili përfshiu qindra agjentë të FBI-së dhe oficerë të policisë së Nju Jorkut, u mbështet në përdorimin e gjerë të pajisjeve dëgjimore, të vendosura në mënyrë diskrete në vende të ndryshme, duke përfshirë një klub social në East Harlem dhe Jaguar të një shoferi mafioz, që përdorej për të transportuar gangsterë nëpër qytet.
Kushdo që mund të lidhet me një sipërmarrje kriminale mund të dënohet sipas ligjit Rico, Akti i Organizatave të Influencuara dhe të Korruptuara nga mafiozët.
Por tani, dekada pasi përdori Rikon për të luftuar krimin e organizuar, Giuliani është në anën tjetër të ligjit.
Ai përballet me 13 akuza, më shumë se çdo të bashkë- akuzues përveç vetë Trump. Giuliani e ka hedhur poshtë hetimin ndaj tij si të motivuar politikisht.
Akti, i njohur më parë si Akti i Organizatave të Ndikuara dhe të Korruptuara, ose Riko, u miratua nga Kongresi në vitin 1970 në përpjekje për të ndihmuar prokurorët të bashkojnë çështje komplekse që përfshijnë bosët kriminalë që jepnin urdhra dhe vartësit e nivelit më të ulët që i zbatonin ato.
Në fillim të viteve 1980, zoti Giuliani përdori në mënyrë të famshme Aktin e Rikos për të sulmuar në mënyrë agresive “Pesë Familjet” e mafies italo-amerikane të qytetit të Nju Jorkut.
Që nga viti 1931, familjet drejtoheshin nga “Komisioni”, një organ kombëtar qeverisës që mbikëqyrte aktivitetet e rreth 1000 anëtarëve në krye dhe të një rrjeti të gjerë prej disa mijëra “bashkëpunëtorësh” në të gjithë Nju Jorkun, Nju Xhersin dhe më larg.
Përgjimet rezultuan në qindra orë biseda të regjistruara, duke u dhënë hetuesve një vështrim të detajuar mbi punën e brendshme të mafias dhe sesi vendimet e marra nga drejtuesit e saj të lartë në Komision shkonin në aktivitete kriminale në rrugë.
I pajisur me këtë informacion, z. Giuliani e çoi çështjen në një juri të madhe federale dhe, në vitin 1985, ngriti aktakuza kundër 11 drejtuesve të bandave dhe shumë prej ushtarëve të tyre. Tetë prej tyre u dënuan përfundimisht me burgim të përjetshëm, ndërsa shumica tjetër me 100 vite burg.
Gati 37 vjet pas shpalljes së vendimeve të gjyqit të Komisionit, Giuliani, tani 79 vjeç, po përballet me versionin e Gjeorgjisë të aktit të Rikos, si i pandehur, së bashku me ish-presidentin e SHBA, Donald Trump dhe 17 persona të tjerë, të akuzuar për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve amerikane të vitit 2020. BBC