ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 7 hours ago
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave 7 hours ago
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez 7 hours ago
Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Rugova ime dhe Afrika

albnews by albnews
26 August, 2021
in Kosova
0
Rugova ime dhe Afrika
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shkruar nga Shpetim Alaj

Në Aeroportin e Frankfurtit për shkak të një dekreti të presidentit Amerikan për pandeminë Covid 19 përfundoi ende pa filluar udhëtimi ynë për në New York.

RelatedPosts

Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Eksporti i vezëve në Shqipëri rrit çmimet në Kosovë/ Vlera e produktit në supermarkete tejkalon nivelet e pasluftës

‘Shok, do kryhet nesĂ«r!’/ Vrasja e Liridona Ademajt nga bashkĂ«shorti, zbardhen mesazhet me ekzekutorin! Naim Museli kishte mbi 475 mijĂ« euro borxhe! Zbulohet shuma e sigurimit jetĂ«sor tĂ« viktimĂ«s nĂ« Suedi

Mirëpo për ne, bashkëshorten time dhe mua një gjë ishte e qartë: nuk do të kthehemi prapa në Eisenach. Diskutuam gjerë e gjatë se ku dhe cilin vend do të vizitojmë. Dubain, Maldiven, Turqinë, Parisin, Venecian e kështu me radhë …. Në fund të fundit pothuaj si gjithmonë duke e shikuar njeri tjetrin në sy i lamë zemrat tona të vendosin. Përgjigjja ishte unanime: Ti vizitojmë nënat tona dhe Kosovën e dashur. U nisem me tren në drejtim të Stuttgartit për të fluturuar të nesërmen për në Prishtinë.

Edhe pse zemrat i kishim në New York ku martohej një djalosh të cilin e duam aq shumë dhe i kishim premtuar se kur të martohesh ti do te jemi aty, prapëseprapë filluam të shijojmë pushimin në Drenocin tim të dashur.

Pas katër ditëve vendosem që së bashku me nënat tona të dalim për pak ditë në bjeshkët e Rugovës. Kaluam grykën e Rugovës dhe mbërritëm në Bogë. Aty pimë nga një kafe dhe lëng te ftohtë për të vazhduar për në pikën më të lartë të kësaj ane te “Kulla e Rogovasit” në Stankaj.

Pasi u ulëm në një tavolinë druri morëm frymë thellë sepse nga bukuria përrallore dhe madhështia e asaj panorame mbetëm për një moment pa fjalë. Një peisazh aq të bukur natyre e kisha parë vetëm në Alpet e Zvicrës dhe Austrisë. U ulëm dhe për një moment nuk folëm asnjë fjalë të habitur dhe të ngazëlluar nga këto bukuri dhe pamje fantastike. Pasi e shikuam njëri tjetrin pa i konsultuar nënat tona vendosëm që të qëndrojmë së paku një javë.

Ajri i pastër, ushqimi i shkëlqyeshëm bio, mikpritja e jashtëzakonshme e nikoqirëve, shëtitjet nëpër malet e brigjet e kësaj ane e bënin çdo ditë të posaçme dhe ne ndiheshim të privilegjuar që kishim mundësin të jemi aty.

Në këso rrethanash gjithmonë pavarësisht se ku gjendem më shkon mendja të bëjë krahasime. Kur jam në Evropë me Kosovën e kur jam në Kosovë me Evropën. Kësaj radhe më shkoj mendja krejt diku tjetër, edhe shumë më larg, në Afrikë. Disi e gjeta një paralele e cila duket në shikim të parë paradoksale por është plotësisht e vërtetë.

Fillova të mendoj për të kaluarën dhe të tashmen e Rugovës. Më ra ne sy një zhvillim i madh dhe shumë i shpejtë pothuaj marramendës, shumica e rrugëve të asfaltuara, ndërtime të llojllojshme me apo pa shije. Vila të bukura e Hotele te mrekullueshme. E pa imagjinueshme para 30 viteve. Edhe pse shpesh nuk i kushtojnë shumë kujdes ruajtjes së ambientit dhe natyrës prapë se prapë shihej një lëvizje e madhe dhe pozitive në tërë Rugovën. Duke e njohur të kaluarën e kësaj ane, e tëra kjo i ngjanë një revolucioni socio-ekonomik. Rugovën gjithmonë e kanë injoruar dhe lënë pas dore të gjitha pushtetet në dy shekujt e fundit. Rugova ishte gjithmonë e fundit në të gjitha aspektet. Janë nënçmuar si ata naltë po edhe ata të cilët kishin zbritur në rrafsh. Edhe pse Rugova i ka dhënë Kosovës shume burra e gra të suksesshëm me vlera të larta kulturore e kombëtare. Kontributi i tyre është i pa kontestueshëm në shtetndërtimin e Shqipërisë dhe atij të Kosovës.

Për ta ilustruar më së miri neglizhencën shtetërore ndaj kësaj ane po e përmend një fakt. Isha ende fëmijë kur në televizionin e atëhershëm PTK u dha lajmi se “Sot u elektrifikua edhe fshati i fundit në Kosovë” d.m.th në ish Jugosllavi. Fjala ishte për fshatrat e Rugovës! Athua pse kaq vonë?

Tani, duke ju falenderuar zhvillimeve ekologjike, ekonomike dhe sociale të njerëzve po kthehet dalëngadalë shigjeta në drejtimin tjetër. Rugova dhe Rugovasit po bëhen gjithnjë e më të preferuar dhe më të begatë. Natyra, pamjet e bukura, e ajri i pastër po bëhen elemente parësore për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve duke pasur parasysh industrializimin e botës. Të gjithë dëshirojnë ti ikin zhurmës dhe gazrave të automjeteve nëpër qytete e kështu domosdoshmërisht vijnë në shprehje si alternativë bjeshkët e mrekullueshme të Rugovës. Kanë mësuar qytetarët e begatë e të gjitha atyreve dhe biznesmen të shumtë për të blerë troje dhe për të ndërtuar shtëpi të bukura dhe vila në këto anë. Kështu fatmirësisht me apo pa dashje Rugovasit duke i shitur trojet e tyre dhe duke i investuar ato mjete për të krijuar biznese të sukseshme po bëhen faktor shumë të rëndësishëm në shoqërinë kosovare dhe po u rritet mirëqenia familjare.

Të njëjtin fenomen e kam vërejtur dhe analizuar edhe në disa vende Afrikane.

Afrika ka qenë gjithashtu e lëne pas dore dhe e pa respektuar nga bota e idustrializuar. Përveç vizitave për ti parë piramidat në Egjypt apo për të parë në safari shtazë të egra, nuk kanë pasur ndonjë interes apo motiv tjetër përveç eksplorimit të pasurive të tyre nëntokësore.

Tani, kur edhe standardi i europianëve pas luftës së dytë botërore është rritur dukshëm duke kërkuar mënyra të shumta kreativiteti dhe pushimi, merren për shembull me sporte që deri në kohën e fundit ishin jo edhe aq të popullarizuara siç është të themi sporti i golfit. Sporti i golfit dihet se është sport in njerëzve të pasur. Problemi kryesor i tyre është se në Evropë për shkak të kushteve atmosferike mund të luhet vetëm nga muaji Mars/Prill deri në Tetor pastaj mbesin pa lojën e tyre të preferuar. Prandaj vendet Afrikane e kanë gjetur dhe shfrytëzuar këtë mundësi maximalisht duke ndërtuar dhe menaxhuar për mrekulli shumë terrene të golfit atje. Kështu në muajt e dimrit shumë pasanik nga mbarë Evropa e gjithandej globit shkojnë atje dhe i kalojnë pushimet e tyre. Edhe këta turistë me apo pa dashje u ndihmojnë këtyre vendeve indirekt dhe direkt në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik. Këtë e kam vërejtur dhe përjetuar personalisht në dy vende Afrikane në Marok dhe Tunizi.

Prandaj mbetet të themi se Zoti nuk është i vonë kurrë dhe për askënd !!

Ndjehem shumë i lumtur këtu dhe shumë krenarë me këta njerëz të urtë, punëtorë dhe bujarë. Nga thellësia e shpirtit tim u uroj të gjitha të mirat dhe begati përgjithmonë Rugovës dhe Rugovasëve!!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

24 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

24 November, 2025
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

24 November, 2025
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result