Rumania pranon që të ndërtojë një reaktor nuklear amerikan për prodhimin e energjisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I dërguari Special i Presindetit të SHBA-së për çështje të Klimës, John Kerry, ka njoftuar se Rumania është pajtuar që të nis përpjekjet për ndërtimin e një reaktori të vogël modular të SHBA-së (SMR).

Kerry ka thënë se vendimi i Rumanisë për të shfrytëzuar teknologjinë më të avancuar amerikane për energji të pastër është një hap tepër i madh.

Një investim i tillë amerikan që do të kushtojë miliarda dollar do të mundësojë krijimin e qindra vendeve të reja të punës dhe do të jetë një tregues i përkushtimit të SHBA-së për energji të pastër në kohën kur bota po përballet me krizën e energjisë.

Në njoftimin e DASH thuhet se shumë vende e kanë identifikuar energjinë nukleare si një komponent të rëndësishëm të planeve të tyre klimatike.

Ky hap i Rumanisë është parë si një vendim që do të prodhojë një momentum të rëndësishëm për reduktimin e emetimit në Evropë.

Share This Article