Rusët ia morën me zor medaljen e artë Nora Gjakovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova fitoi tri medalje në Lojërat Evropiane që u zhvilluan në Minsk të Bjellorusisë.

Nora Gjakova për pak nuk ia doli të fitojë medaljen e artë, pasi u mposht nga rusja, Daria Mezhetskaia, në finalen e kategorisë -57 kg.

Në një emision në ‘Klan Kosova’, trajneri Driton Kuka ka zbuluar se Nora Gjakovës i është vjedhur medalja e artë, pasi sipas tij luftën në finale e ka fituar kosovarja.

Gjyqtarët e kan favorizuar rusën duke mos ia numëruar një pikë xhudistës tonë. Kjo ka ndodhur për shkak se rusët kanë ndikim të madh në federatën evropiane të xhudos, dhe dy medalje të arta për Kosovën do të ishin shumë.

Share This Article