Rusët po ndërtojnë një spital gjigant për COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia edhe pse është një vend me popullsi të madhe që kufizon me Kinën dhe vende të tjera të prekura nga koronavirusi, deri më tani ka pohuar zyrtarisht vetëm 34 raste personash të prekura nga virusi, dhe asnjë vdekje prej tij.  

Por mesa duket autoritetet ruse mendojnë se gjërat mund të ndryshojnë së shpejti, dhe për këtë arsye po ndërtojnë një spital infektiv gjigant në periferi të kryeqytetit Moskë.

Zona është ajo e Voronovskoye, dhe nuk ka qendra banimi të rëndësishme afër. Fondet për ndërtimin janë tashmë lëvruar dhe punimet po fillojnë me ritme të larta. Sipas burimeve, spitali do të kushtojë rreth 100 milionë euro.

Edhe pse të dhënat për pacientët dhe për hapjen janë ende të panjohura, dimensionet e fushës bëjnë të mendohen disa qindra shtretër për pacientët e infektuar. Në Moskë, ekzistojnë edhe dy spitalet e tjera që po trajtojnë pacientët e infektuar, por autoritetet po përgatiten për statistika më të larta në vijim të ditëve.

Share This Article