Rusi, 250 zjarre ende aktive djegin mbi tre milionë hektarë pyeje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet ruse raportuan se më shumë se 250 zjarre janë ende aktive duke shkatërruar më shumë se tre milionë hektarë tokë.

”Operacionet e shuarjes së zjarrit janë ende duke u zhvilluar në 180 zona të prekura që mbulojnë rreth 1,3 milionë hektarë”, tha autoriteti rus i mbrojtjes së pyjeve ”Avialesoochrana”.

”Zjarret e tjerë që digjen në rajone më pak të arritshme dhe nuk po shuhen sepse nuk kanë rrezik për njerëzit”, shtoi ai.

Zjarret po digjeshin veçanërisht ashpër në Yakutia, në Rusinë Verilindore, ku u shpall edhe gjendja e jashtëzakonshme.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në tetë rajone.

”Pothuajse 400 fshatra në rajonin siberian të Krasnoyarsk u përfshinë nga tymi”, sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS.

”Avialesoochrana” tha se më shumë se 6 700 persona në të gjithë vendin po luftojnë për të vënë nën kontroll zjarret.

Rusia po lufton me zjarret më të mëdhenj në një shekull.

”Rreth 14,3 milionë hektarë janë djegur në vend që nga fillimi i vitit”, sipas organizatës mjedisore ”Greenpeace”.

Share This Article