Rusi, 50% e të diagnostikuarve me Covid-19 nuk kanë simptoma

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 50 për qind të qytetarëve rusë, të infektuar me koronavirusin e ri (Covid-19), nuk tregojnë kurrfarë simptome, deklaroi Ana Popova, udhëheqëse e Shërbimit federal rus për monitoring të të drejtave të konsumatorëve dhe mirëqenies së njeriut.

“Nëse flasim për pacientë asimptomatikë, ndonjëherë edhe deri 60 për qind janë të tillë, por në tërësi, statistika flet për 50 për qind të të infektuarve të zbuluar”, tha Popova në një intervistë televizive.

Ajo shtoi se ky është tregues shumë i mirë për vendin, pasi kjo do të thotë zbulim aktiv i rasteve.

Rusia deri më tani ka rreth 8,407,373 persona të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 4,417,501 janë shëruar kurse 451,439 raste kanë përfunduar në fatalitet, ndërsa për momentin ka rreth 3,538,433 raste aktive.

Share This Article