Rusi, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11.656 raste me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi ka arritur në mbi 220 mijë. 

Rusia është e treta në listën e vendeve me më së shumti raste, pas Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës.

Vetëm katër ditë më parë, Rusia ishte e pesta në listë, por për shkak të rritjes së papritur të numrit të pacientëve, ajo kapërceu Italinë dhe Britaninë e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11.656 raste të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore raportuar për 94 viktima të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2,009.

Më 11 maj, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi Ministrinë e Emergjencës të ndërtojë spitale të improvizuara deri më 20 maj, në mënyrë që të zvogëlojnë rreziqet e përhapjes së COVID-19.

Moska, si dhe rajonet të tjera ruse, kanë qenë nën kufizime të rrepta për gjashtë javë.

Në fund të prillit, kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin, njoftoi se ai ishte infektuar me koronavirus dhe se do të qëndrojë në vetizolim.

Share This Article