Rusi, përsëri rekord viktimash nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia të mërkurën shënoi rekord të ri të të vdekurve nga Covid-19 me 1.028 viktima të reja për 24 orë.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 34.073 raste të reja të infeksioneve, shkruan Reuters.

Autoritetet po përgatiten që të marrin masa më të rrepta kundër përhapjes së virusit. Në kuvend të martën u diskutua mundësia që rusët për një javë të mos shkojnë në vendet e punës për një javë duke filluar nga 30 tetori.

Besohet se në mesin e faktorëve që kanë ndikuar në rritjen e numrit të viktimave dhe infeksioneve janë shkalla e ulët e vaksinimit, mungesa e kujdesit nga banorët për t’u mbrojtur nga virusi dhe mungesa e masave më të rrepta nga qeveria.

Rreth 45 milionë rusë ose 32 për qind e popullsisë janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19. Kjo shifër është shumë e ulët, nëse krahasohet me atë në shtetet e zhvilluara perëndimore.

Shumë rajone ruse tashmë e kanë kufizuar pjesëmarrjen në organizime të mëdha publike dhe vizitat në restorante, teatro e hapësira të tjera. Disa rajone madje e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin për grupe të caktuara të shërbyesve civilë dhe personat mbi moshën 60-vjeçare.

Share This Article