Rusi që “sulmoi” bazën e Gramshit lihet në burg! Avokati: Masë ekstreme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mikail Zorin, shtetasi rus, i cili së bashku me dy të tjerë kaluan perimetrin e Uzinës së Armëve në Gramsh në gusht të vitit 2022 është lënë në burg. Seanca është mbajtur ditën e sotme, ku mësohet se Zorin me anë të avokatit të tij kishte bërë një kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por kjo kërkesë e tij u rrëzua nga togat e zeza.

Mbrojtja argumentoi se mbajtja në arrest në burg për shtetasin rus është një masë ekstreme, nisur nga fakti që po vijon prej 9 muajsh të jetë i mbyllur në qeli. Mirëpo, përballë kësaj kërkese, Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës së mbrojtjes dhe pranimin e kërkesës së organit të akuzës.

“Paraqitëm kërkesë për rishikimin e masës së sigurisë, paraqitëm kërkesë për informacion nga organi i akuzës, nga relacioni që kishim konstatuam që të gjitha veprimet hetimore kanë përfunduar, provat ishin marrë, prandaj ne çmuam të çmuam që gjykata duhet të revokojë masën e sigurisë ose ndryshim të saj. Gjykata vendosi rrëzoi kërkesën e mbrojtjes dhe pranoi kërkesën e organit të akuzës”, tha mbrojtja në përfundim të seancës gjyqësore.

Mikhail Zorin së bashku me Svetlana Timofeeva dhe ukrainasin Fedir Alapatov u ndaluan mbrëmjen e 20 gushtit të një viti më parë në Çekin të Gramshit, brenda uzinës së armëve në këtë qytet, pasi u pikasën nga 2 ushtarakë, duke filmuar ambientet e brendshme të uzinës. Për të shmangur ndalimin, njëri prej tyre sulmoi me sprai paralizues ushtarët Ardian Xhaka dhe Aldi Bici, jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article