Rusi, rekord i viktimave të koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë shënuar 174 të vdekur nga koronavirusi. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të virusit të ri në shtetin me sipërfaqen më të madhe në botë shkoi në 3,807, shkruan “Reuters”.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 8,915 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve nga Covid-19 shkoi në 362,342 persona.

Rusia është në mesin e vendeve me më së shumti raste të koronavirusit në botë, por ende ka shifër të ulët të viktimave, sidomos në krahasim me Italinë, Spanjën, Francën e Britaninë.

Numri më i madh i rasteve është shënuar në Moskë, ku spitalet po përballen me mungesë të shtretërve.

Gjatë pandemisë, Rusia është përballur edhe me dy zjarre në spitale, ku pësuan disa persona.

Share This Article