Rusi, rekord infektimesh e viktimash nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë regjistruar 13.868 raste të reja të koronavirusit, duke shënuar rekord të ri për numrin e rasteve për një ditë.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga sëmundja Covid-19 në Rusi shkoi në 1.326.178, që është një ndër shifrat më të mëdha në botë.

Rekordi i mëhershëm i rasteve për 24 orë u shënua të dielën, kur u regjistruan 13.634 raste për një ditë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 244 viktima të reja, që gjithashtu është shifër rekorde në shtetin më të madh në botë.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga pandemia shkoi në 22.966, që megjithatë është shifër shumë më e vogël në krahasim me disa vende të mëdha, si Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India.

Share This Article