Pavarësisht arrestimeve, presioneve të shumta dhe territ informativ në shumë qytete të Rusisë vazhdojnë protestat kundër agresionit rus në Ukrainë.
Në 59 qytete të ndryshme të Rusisë, përfshirë Moskën raportohet të jenë arrestuar rreth 3,500 protestues bazuar në të dhënat e agjencisë së lajmeve ruse Interfax.
Organizata monitoruese, OVID-Info pretendon se numri mund të jetë më i madh pasi policia ka arrestuar më shumë persona sesa në listën e publikuar.
Ministria e Brendshme tha se 1,700 janë arrestuar në Moskë, ndërkaq 750 të tjerë në Shën Petersburg. Sipas autoriteteve, mijëra persona morën pjesë në “protestat që i vlerëson “të paautorizuara”.
Protestuesit në Moskë dhe Shën Petersburg brohoritën “Jo luftës” dhe “Turp ju qoftë”, sipas videove të publikuara në rrjetet sociale.
Policia ka përdorur edhe forcës ndaj protestueseve që kundërshton dhunën në protestat paqësore.
Sipas organizatës OVD-Info, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë janë arrestuar mbi 10,000 persona
që kundërshtojnë pushtimin e Ukrainës që nisi më 24 shkurt.
Protestat janë intensifikuar pasi lideri i burgosur opozitar i Rusisë, Aleksei Navalny, më 2 mars bëri thirrje për protesta ditore pas vendimit të Moskës për të pushtuar Ukrainën, duke thënë se Rusia nuk mund të bëhet “komb i njerëzve të frikësuar dhe të heshtur”. Në një postim të gjatë në Tëitter, kritiku i Kremlinit e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin “car të çmendur”.