Rusia “bashkon” ushtrinë me Kinën, 13 mijë trupa shfaqin forcën e përbashkët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia dhe Kina po zhvillojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake mes presionit në rritje nga Perëndimi, shkruan Daily Mail.

Rreth 13 mijë trupa nga ushtria e Kinës dhe ajo e Rusisë kanë marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët të zhvilluar në veriperëndim të Kinës.

Sipas mediave në Rusi, kjo stërvitje pasqyron marrëdhëniet e ngushta mes Pekinit dhe Moskës. Kjo stërvitje vjen në një moment kur Perëndimi ka tërhequr forcat nga Afganistani, ndërsa talebanët janë duke fituar terren.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë tanket ruse e ato kineze në aksion. “Ushtria Rusi goditi shumicën e objektivave, pavarësisht mungesës së përvojës me pajisjet e prodhuara nga Kina”, shkruan TV Zvezda, i cili drejtohet nga Ministria e Mbrojtjes në Rusi.

Stërvitja e përbashkët do të vijojë deri të premten në rajonin autonom Ningxia Hui të Kinës.

Share This Article