Rusia bllokon hapësirën ajrore për kompanitë britanike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Linjat ajrore të Britanisë së Madhe nuk do të mund të aterojnë në aeroportet ruse dhe të kalojnë hapësirën e saj ajrore, ka thënë rregullatori i aviacionit civil në Rusi.

Ky vendim vjen pas atij të Britanisë së Madhe për t’ia pamundësuar kompanisë kombëtare ruse Aeroflot, aterimin në Mbretëri të Bashkuar.

Ndalesa britanike ka qenë pjesë e sanksioneve të prezantuara në përgjigje të pushtimit rus në Ukrainë.

Hapësira ajrore e Ukrainës është mbyllur të enjten, pasi forcat ruse kanë nisur pushtimin në këtë shtet.

Para se Rusia të bënte të ditur këtë vendim, kompania që zotëron linjën British Airways, ka thënë se është duke shmangur hapësirën ajrore ruse.

Zakonisht, British Airways ka realizuar fluturime tri herë në javë në relacionin Londër – Moskë dhe anasjelltas./REL

Share This Article