Rusia dërgon bombardues bërthamorë në Bjellorusi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy bombardues rusë me kapacitete bërthamore patrulluan në qiellin e Bjellorusisë të shtunën në një mision për nënvizimin e lidhjeve të ngushta të mbrojtjes mes dy vendeve në kohën e tensioneve me Perëndimin.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se dy aeroplanë të tipit “Tu-22M3” fluturuan në një mision 4-orësh për ta praktikuar “kryerjen e detyrave të përbashkëta me forcat ajrore dhe mbrojtjen ajrore bjelloruse”. Bombarduesit u përcollën nga aeroplanët luftarakë bjellorusë, Su-30, të cilët Rusia ia ka dhënë Bjellorusisë.

Fluturimi patrullues erdhi në kohën e shqetësimeve të Perëndimit rreth grumbullimit të forcave ruse afër Ukrainës, duke shkaktuar frikë për pushtim. Moska ka mohuar se ka plane të tilla, por i ka kërkuar Perëndimit garanci që Ukraina nuk do të pranohet në NATO dhe që aleanca nuk do të dërgojë armë në atë shtet, kërkesa që pritet të refuzohen nga ShBA-ja dhe aleatët e saj.

Rusia e ka përkrahur fuqishëm Bjellorusinë gjatë një mosmarrëveshjeje të tensionuar muajin e kaluar, kur mijëra emigrantë, shumica nga Lindja e Mesme, u grumbulluan në anën bjelloruse të kufirit me Poloninë me shpresë për të shkuar në Evropën Perëndimore, shkruan Associated Press.

Bashkimi Evropian e ka akuzuar presidentin autoritar bjellorus, Aleksander Lukashenko, për inkurajim të kalimit të paligjshëm të kufirit si “sulm hibrid” për t’u hakmarrë kundër sanksioneve të BE-së ndaj qeverisë së tij për shtypjen e pakënaqësive brenda vendit pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të vitit të kaluar.

Share This Article