Rusia dhe Irani tentojnë t’ia vjedhin Britanisë të dhënat e vaksinës përmes hakerëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Institutcionet britanike që po punojnë për zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit kanë qenë objekt i sulmeve kibernetike me prejardhje nga Rusia dhe Irani.

Hakerët e lidhur me shtetet që nuk kanë marrëdhënie të mira me Mbretërinë e Bashkuar i vunë në shënjestër universitetet britanike që po kryejën hulumtime për vaksinën kundër virusit, por edhe shkencëtarët dhe mjekët që po e studiojnë sëmundjen e re.

Zyrtarët e Qendrës Kombëtare për Siguri Kibernetike i cilësuan këto sulme si krejtësisht të papranueshme dhe konfirmuan se janë duke punuar vazhdimisht për t’i luftuar këto veprime në internet.

Një burim i sigurisë tha: “Ky problem – vjeldhja e pronës intelektuale dhe vija e turbullt mes shtetit dhe krimit serioz – ka qarkulluar qe një kohë, por tash qartazi ekziston nevoja që t’i mbrojnë asetet tona.”

Sidoqoftë, merret vesh se asnjë sulm kibernetik deri më tani nuk ka qenë i suksesshëm. Ky incident erdhi pas aktiviteteve të ngjashme që u vërejtën javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara, shkruan “Daily Mail”.

Drejtori i Qendrës për Siguri dhe Kundërzbulim në ShBA, Bill Evanina, tha se qeveria amerikane i ka paralajmëruar të gjitha organizatat hulumtuese mjekësore për rrezikun që u kanoset nga ky lloj i sulmeve.

Share This Article