Rusia do të dëbojë diplomatët gjermanë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia thotë se do të dëbojë diplomatët gjermanë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi ishte një “reagim” ndaj diplomatëve të saj që po dëboheshin nga Berlini, transmeton Telegrafi.

Në një deklaratë të raportuar nga TASS, ministria tha: “Autoritetet gjermane morën një vendim për një tjetër dëbim masiv të punonjësve të misioneve diplomatike ruse në Gjermani.

“Ne i dënojmë fuqishëm këto veprime të Berlinit, që vazhdon të shkatërrojë në mënyrë sfiduese të gjithë grupin e marrëdhënieve ruso-gjermane.

“Si reagim ndaj veprimeve armiqësore të Berlinit, pala ruse vendosi të pasqyrojë dëbimin e diplomatëve gjermanë nga Rusia, si dhe të kufizojë ndjeshëm numrin maksimal të punonjësve të misioneve diplomatike gjermane në vendin tonë”.

Ministria nuk bëri të ditur numrin e diplomatëve të përfshirë.

Gjithsej 40 diplomatë janë dëbuar më parë nga të dyja vendet në prill të vitit të kaluar.

Share This Article