“Rusia do të nis luftë në Ballkan”- Presidenti i KiE reagon pas deklaratës së Zelensky-t: Nuk përjashtohet si mundësi! Duhet të krijojmë stabilitet në rajon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka reaguar pas një deklarate të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksy, që alarmoi se Rusia po planifikon luftë të re e në rrezik është Ballkani.

Gjatë një vizite të Michel në kryeqytetin e Kroacisë për bisedime mbi agjendën strategjike të zgjerimit të këtyre vendeve, me kryeministrat e vendit pritës të Maltës, Polonisë dhe Italisë, ai është ndalur dhe tek deklarata e presidentit ukrainas.

I pyetur nëse sheh një kërcënim të Rusisë për një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor për të larguar vëmendjen nga lufta e saj në Ukrainë, siç dhe Zelenskiy deklaroi, Michel tha se nuk përjashtohet.

“Nuk mund të përjashtojmë tundimet e Rusisë apo edhe të tjerëve që të përpiqen të ndërhyjnë, të përpiqen të ndikojnë dhe kjo është arsyeja pse jemi absolutisht të bindur se përparimi në rrugën e BE-së është vërtet i rëndësishëm për të krijuar stabilitet dhe për t’u siguruar që ky rajon do të jetë paqësor”, theksoi ai.

Share This Article