Rusia do u ndalojë shqiptarëve hyrjen në territorin e saj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia po përgatitet për të ndaluar hyrjen në territorin e saj të shtetasve nga vende ‘jomiqësore’, raporton ‘Reuters’.

Në këtë listë ku bën pjesë dhe Shqipëria, janë të gjitha vendet e BE-së, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Gjatë një fjalimi televiziv ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov tha po hartohet një dekret presidencial për këtë qëllim.

Sipas tij, do të ketë heqje të vizave për veprime jo miqësore për një numër vendesh.

Ai theksoi se ndalimi nuk do të jetë kategorik, pasi dekreti do të përcaktojë kufizime për të hyrë në Rusi pa shpjeguar qëllimin e vizitës.

Rusia ka zgjeruar listën e vendeve ‘jomiqësore’ pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës.

Share This Article