Rusia e bllokoi, reagon Facebook: Miliona njerëz do të…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Facebook thotë se lëvizja e Rusisë për të bllokuar rrjetin social do t’iu ndërpresë miliona njerëzve informacionin e besueshëm dhe forumin për të shpërndarë pikëpamjet e tyre.

Siç u raportua edhe më herët, Rusia njoftoi se do të bllokojë Facebook-un me arsyen se ka “diskriminuar” mediat shtetërore ruse.

Media të ndryshme të mbështetura nga Kremlini janë kufizuar në disa platforma të ndryshme online pas pushtimit të Ukrainës.

 “Së shpejti miliona rusë të zakonshëm do ta gjejnë veten pa informacion të besueshëm… dhe nuk do të mund të shprehin fjalën e tyre të lirë”, tha Nick Clegg, zv/president i Meta-s.

 “Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që të rivendosim shërbimin tonë dhe të qëndrojmë të disponueshëm për njerëzit që të shprehin vetën në mënyrë të sigurtë dhe të mbrojtur”, shtoi ai.

Share This Article