Rusia e gatshme të dërgojë në Shqipëri vaksinën anti-Covid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia, përmes ambasadës së saj në Tiranë, është shprehur e gatshme të sjell vaksinat ruse “Sputnik V”.

Ambasada e Rusisë në Tiranë i ka reaguar zëdhënësit të kryeministrit Rama, Endri Fugës, i cili është shprehur i lumtur me shpërndarjen e vaksinës anti-Covid nga shtetet e Bashkimit Evropian.

Ambasada ka reaguar përmes Facebookut duke thënë se Rusia është e gatshme t’i ndihmojë Shqipërisë me vaksinën ruse.

“I nderuar z. Endri Fuga, Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte është autoruzuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri”,thuhet në deklarimin e Ambasadës ruse në Tiranë.

Ambasada tutje ka bërë me dije se vaksina “Sputnik-V” ka filluar të shpërndahet në Rusi dhe Argjentinë ndërkohë thotë se edhe 50 shtete të tjera kanë aplikuar për blerjen e saj.

Vaksina ruse është e para që u regjistrua mirëpo nuk është marrë me seriozitet nga vendet perëndimore pasi nuk ka shumë të dhëna për të.

Share This Article