Rusia e nis evakuimin e diplomatëve nga Ukraina, largon flamujt nga ambasada

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia e lajmeve “TASS” raportoi se Rusia e ka filluar evakuimin e stafit diplomatik nga të gjitha misionet e saj në Ukrainë, duke cituar një përfaqësues të ambasadës ruse në Kiev.

Ambasada dhe konsullata e përgjithshme e Rusisë në Odessa u panë të mërkurën pa flamuj, shkruan Reuters.

“Disa makina u larguan nga territori i konsullatës në mëngjes”, i tha agjencisë “Reuters” një pjesëtar I Gardës Kombëtare Ukrainase, i cili ishte në detyrë afër konsullatës ruse në Odessa.

Të martën, Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi për evakuimin e stafit diplomatik nga Ukraina për ato që i quajti arsye sigurie, një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, e njohu pavarësinë e dy rajoneve lindore ukrainase.

Javën e kaluar, një video qarkulloi në internet ku shihej tym duke dalë nga oxhaku i ambasadës ruse në Ukrainë. Agjencia e lajmeve “TASS” citoi një punëtor të ketë thënë se stafi i ambasadës ka djegur dokumente para se të largohej.

“Kjo është procedurë e rregullt. Në rastet si ky që e kemi tash, ekziston një grup i masave që duhet të merren për arsye sigurie”, citohet të ketë thënë punonjësi.

Share This Article