Kosova
Rusia e përdor Serbinë për të destabilizuar Kosovën, kërkohet strategji më e fortë për luftimin e dezinformimit rus
Drejtori i organizatës Gjeopost, Gynen Venhari thotë se autoritetet shtetërore kosovare duhet të kenë strategji të veçantë për luftimin e propagandës dhe dezinformimit rus.
Sipas tij, gjatë vitit 2024, Rusia ka përdorur një narrativë të re dezinformuese kundrejt Kosovës. Apelon për kujdes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, e cila zyrtarisht ka filluar të shtunën.
Venhari në një intervistë për KosovaPress, thotë se tash e 25 vite propaganda ruse ndaj Kosovës është konsistente.
Sipas tij, me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës që ndodhi në fillimin e vitit të kaluar, politika e jashtme ruse dhe më pas ajo serbe kanë nis një narrativë të re dezinformuese kundrejt Kosovës.
Spastrimi i serbëve nga Kosova po konsiderohet një taktikë e re propaganduese që Rusia dhe Serbia e kanë shfrytëzuar për dezinformim.
“Intensiteti i propagandës ruse ndaj Kosovës është që 25 vite në konsistencë së bashku dhe në koordinim me propagandën serbe, të cilat koordinohen njëra pas tjetrës. Karakteristik e vitit 2024 që nga janari ka filluar me një narrativë të re ministria e jashtme ruse në koordinim Zahara-Lavror ku pas liberalizimit të vizave…ata filluan me një narrativë të re që BE së bashku me qeverinë e Kosovës e kanë një plan për spastrimin e serbëve të Kosovës.
Kjo ka qenë një narrativë shumë e re e përdorur në mënyrë takte e përdorur nga ministria e jashtme ruse dhe elementet e saj dezinformues. Pas kësaj në mediat në Serbi kanë filluar ta vazhdojnë këtë narrativë.. ky ishte një narrativ dhe koordinim i ri i goditjes propaganduese dhe dezinformuese kundrejt Kosovës në vitin 2024”, u shpreh ai.

Njohësi i çështjeve të dezinformimit dhe ndikimit rus në Ballkan, Gynen Venhari po ashtu tha se Kosova vazhdon të jetë vatra më kritike në Ballkan që po atakohet nga dezinformomi rus.
Sipas tij, karshi këtij fenomeni institucionet shtetërore duhet të kenë një platformë apo edhe zyre të veçantë për luftimin e kësaj dukurie.
“Kosova është një ndër vatrat më serioze dhe kritike në Ballkan sa i përket atakimit, po ashtu nga Serbia të cilin normalisht Rusia e shfrytëzim Serbinë, aparatin shtetëror edhe disa elemente të sigurisë brenda shtetit serb për ta destabilizuar Kosovën dhe jo vetëm Kosovën…..Ne si Kosovës nuk mjaftojmë që ta luftojmë këtë fenomen mjaftë të rrezikshëm të shekullit21 i cili do të vazhdoj të sofistikohet tutje…duhet ta ketë një platformë, një strategji të veçantë besa duhet a ketë edhe një zyre të veçantë qeveria apo presidenca kushdo ka modele të ndryshme në shtetet përendimore se si e kanë rregulluar këtë. Sepse propaganda ruse-serbe e ka dëmtuar shumë imazhin e Kosovës në 25 vite e fundit. Dhe ata janë konsistent në këtë drejtim”, thotë Venhari.
Meqenëse dje në Kosovë edhe zyrtarisht nisi fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit,drejtori i organizatës Gjeopost, Gynen Venhari bënë thirrje që të mos ketë polarizime.
Madje, ai kërkon që edhe mediat të jenë më të kujdesshme në verifikimin e lajmeve.
“Shpresoj shumë në atë fuqinë demokratike që ka populli jonë që i ka dhënë çdo herë këtë provim në mënyrën më të mirë, jemi qytetarët më pro demokratik në Ballkan dhe më pro-perëndimor që është rasti jonë. Dhe unë ngrehi një shqetësim që mos të ketë polarizime të shoqërisë sepse Rusia aty dëshiron dhe i shfrytëzon më së miri. Dhe elementi tjetër që mediat ta luajnë një rol jashtëzakonisht, t’i verifikojnë faktet, t’i verifikojnë të gjitha lajmet dhe ta bëjnë një lloj refermi korrekt ndaj gjithë kampanjës që do të zhvillohet”, theksoi ai./kp/
Kosova
Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën në Reçak, kur u vranë 45 civilë më 15 janar 1999.
Ndaj O.S.,R. M., K.J., G.R., ZH.T., B.J., M.L., R.M., D.GJ., B.M., D.J., M.SH., D.A., S.V. , B.M., Z.S., M.J., G.P., D.N., Ç.A., u ngrit aktakuzë për veprën penale “krim i luftës kundër popullatës civile”.
Ata akuzohen se gjatë një operacioni të forcave policore serbe, vranë 42 civilë në Reçak të Shtimes.
Prokuroria ka propozuar që gjykimi ndaj tyre të zhvillohet në mungesë, meqë ata janë “të paarritshëm për organet e drejtësisë” të Kosovës.
Sipas aktakuzës, në periudhën 1998-1999, të akuzuarit, si pjesëtarë të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës “243 të Mekanizuar”, Armatës së III- të, e njohur si “Korpusi i Prishtinës”, si dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, “kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile”.
Prokuroria tha se të pandehurit e kishin rrethuar fshatin Reçak nga vendet e quajtura “Pishat”, “Gështenjat” dhe “Çesta”.
Më pas, sipas aktakuzës, ata e kishin granatuar fshatin, kishin kryer kontrolle shtëpi më shtëpi, dhe kishin ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, duke i detyruar që të largoheshin nga fshati, “ndërsa burrat e ndaluar i ekzekutuan”.
“Hetimet kanë vërtetuar se të pandehurit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj civilëve, duke i rrahur me kondakë armësh, shqelma, dru, zinxhirë dhe mjete të tjera të forta”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.
Atëbotë, si pasojë e këtij operacioni të forcave serbe, afër 20 mijë civilë të fshatrave Reçak, Topill, Petrovë, Kraisht, Mullapolc, Dremjak ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre, tha Prokuroria.
Gjykimi në mungesë, që Prokuroria Speciale ka kërkuar për këtë rast, mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022.
Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.
Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.
Dokumentimin e krimeve të kryera në Reçak e kishte bërë William Walker, i cili më 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO-ja i sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi.
Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndëprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.
Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Në vitet e fundit, Kosova e ka rritur numrin e aktakuzave në mungesë për krime lufte gjatë luftës së fundit.
Më herët gjatë vitit, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.
Kosova
Gjenden të vdekur dy persona në një vilë në Pejë
Dy persona, një burrë dhe një grua, janë gjetur pa shenja jete në një vilë në Pejë, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Policia dhe Prokuroria në këtë komunë.
Policia është njoftuar për rastin rreth orës 15:10, tha zëdhënësi i këtij institucioni në Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth orës 15:10 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, u shpreh ai.
Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se në vendngjarje ka dalë prokurorja për krime të rënda dhe kryeprokurori, ndërkaq trupat e pajetë do të tërhiqen nga vendi i ngjarjes për t’iu nënshtruar autopsisë, me qëllim që të përcaktohen shkaqet e vdekjes.
“Lidhur me këtë çështje janë siguruar prova në vendin e ngjarjes të cilat do të shërbejnë për veprimet e mëtejme. Janë identifikuar dëshmitarët, të cilët mund të intervistohen për të kuptuar më shumë informata rreth ngjarjes”, u shpreh ai.
Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar se viktimat ishin në të 20-tat. Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë ndarë me publikun detaje të tjera për këtë ngjarje.
Kosova
Tragjedi në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar si pasojë e zjarrit
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një shtëpi banimi pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë njëvjeçar.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe aktualisht po marrin trajtim mjekësor.
“Sot, më 30 dhjetor 2025, rreth orës 10:00, është raportuar një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit. Një fëmijë rreth 1 vjeç ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po marrin trajtim në Emergjencë,” tha Bytyqi për Telegrafin.
Ai bëri të ditur se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.
Bytyqi theksoi se shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK16 hours agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania17 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
