ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 5 hours ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 7 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 7 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 7 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

albnews by albnews
17 May, 2025
in Bota
0
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa “të papranueshme” pas takimit në Stamboll. Pritshmëritë ishin të larta. Ky ishte takimi i parë i drejtpërdrejtë në më shumë se tre vjet:

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë u takuan shkurt në Stamboll. Pa rezultat po do  të bisedohet më tej. Ishte një bisedë pa parakushte, siç kishte paralajmëruar presidenti Putin, që donte ta bënte të qartë  me sa duket menjëherë, se nuk ka nevojë për armëpushim dhe sigurisht nuk ka nevojë për ultimatume për fillimin e negociatave. Nga këndvështrimi rus, megjithatë për një paqe të mundshme, ka rrethana që nuk janë më të negociueshme, por që bota dhe Ukraina duhet t’i pranojnë. Pas bisedimeve dy orëshe Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa “të papranueshme”. Të dyja palët kanë rënë dakord për shkëmbimin e të burgosurve: 1000 robër lufte nga secila palë, do të ishte shkëmbimi më i madh i të burgosurve deri më sot.

RelatedPosts

Socialistët evropianë do ta përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës

Si erdhi deri tek negociatat në Turqi?

Vetë Vladimir Putin propozoi “negociata të drejtpërdrejta” me Ukrainën dhe ate në Turqi, pasi Shtetet e Bashkuara iu bashkuan presionit të disa vendeve evropiane ndaj Moskës. Por me kërkesën e Ukrainës dhe BE-së që, ndërsa negociatat janë në zhvillim e sipër, armët të heshtin për 30 ditë, Putini nuk u dakordua. Për një kohë të gjatë nuk ishte e qartë nëse Putini do të shkojë në Stamboll në bisedimet Ukrainë-Rusi. Zelensky tha se do ta presë atje personalisht, edhe Trump e kishte lënë të hapur mundësinë e shkuarjes atje, por në fund Putini nuk pranoi armëpushimin dhe nuk shkoi personalisht në Stamboll. Kështu që bisedimet mbahen në një nivel shumë më të ulët.

Pse Turqia?

Siç ndodhi edhe gjatë bisedimeve të para në mars 2022, Turqia përsëri ofroi të priste negociatat. Por iniciativa erdhi nga vetë Putini. Turqia vazhdon të ruajë marrëdhënie të mira me të dy vendet. Shumë kompani turke bashkëpunojnë me Rusinë. Turqia si anëtare e NATO-s është shteti i vetëm që nuk iu bashkua sanksioneve perëndimore pas fillimit të luftës.

Megjithatë, Turqia dhe Presidenti i saj Erdogan janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me Ukrainën. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskye ka vizituar Turqinë disa herë vitet e fundit, herën e fundit në mars të vitit 2024. Turqia gjithashtu furnizon me armë Ukrainën, veçanërisht dronë me rëndësi strategjike.

Po kështu, Turqia nuk i ka njohur përfitimet territoriale të Rusisë në Ukrainë dhe në asnjë mënyrë nuk ndihet rehat me faktin e daljes së flotës ruse nga Deti i Zi, që është një lloj dritare edhe e Stambollit.

Delegacioni rus në nivel këshilltarësh

Në vend të Putinit Rusia ka dërguar në Turqi njerëz që mezi kanë ndonjë autoritet për të marrë përsipër ndonjë detyrim. Zelensky ka kërkuar vazhdimisht që Putini të vijë personalisht në Turqi për të negociuar me të. Deri të mërkurën – një ditë para se bisedimet fillimisht duhej të fillonin – Putini nuk zbuloi nëse do të merrte pjesë. Pastaj erdhi lajmi se ai nuk do të vinte.

Delegacioni rus drejtohej nga këshilltari i presidentit, Vladimir Medinsky. Ish-ministri i Kulturës konsiderohet një ligë e dytë politike dhe u kritikua në skenën ndërkombëtare për përhapjen e propagandës së Kremlinit. Ky 54-vjeçar promovoi për shembull një pikëpamje të kontestuar të historisë ruse dhe ukrainase midis historianëve në tekstet shkollore. Shkencëtarët dhe kritikët e Kremlinit e akuzojnë atë për falsifikime dhe shtrembërime të qëllimshme të historisë.

Së bashku me Medinskin, Moska dërgoi në Turqi edhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Mihail Galuzin dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes Aleksandar Fomin. Igor Kostyukov, kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU, është gjithashtu në delegacion. Ekspertë nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zyra e Presidentit duhet të marrin pjesë gjithashtu në bisedime.

Përfaqësuesit e Ukrainës

As kjo nuk ishte e qartë për një kohë të gjatë. Presidenti ukrainas Zelensky udhëtoi për në kryeqytetin turk, Ankara, ku u takua me Presidentin Erdogan të enjten. Por kur u bë e qartë se as Putin dhe as Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk do të merrnin pjesë në negociata, Zelensky po ashtu anuloi pjesëmarrjen e tij.

Në krye të delegacionit ukrainas, ai emëroi Ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov. Të gjithë negociatorët e tjerë ishin zëvendësshefa të inteligjencës, oficerë të lartë të shtabit dhe një këshilltar i shefit të zyrës presidenciale.

Fillimisht, bisedimet duhej të fillonin me 15 maj. Së pari, sipas mediave ruse, ato duhej të fillonin në mëngjes, pastaj pasdite. Por problemi ishte pikërisht çështja e përbërjes së delegacionit rus dhe niveli në të cilin mund të zhvillohet dialogu.

Dy bisedime trepalëshe janë duke u zhvilluar aktualisht: midis SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë, dhe midis Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë. Tani pritet vendimi për takimin katërpalësh në formatin SHBA-Rusi-Ukrainë-Turqi. SHBA-të përfaqësohen nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, si dhe të dërguarit specialë Steve Witkoff dhe Keith Kellogg. Presidenti Trump anuloi një udhëtim në Turqi pasi Putin njoftoi se nuk do të merrte pjesë.

Çfarë kërkon Ukraina dhe çfarë kërkon Rusia?

Ukraina, e mbështetur nga BE dhe SHBA, fillimisht po këmbëngul për një armëpushim 30-ditor. Sipas udhëheqjes ukrainase, kjo është baza për negociatat për një marrëveshje paqeje afatgjatë. Pala ukrainase kërkon largimin e trupave ruse nga vendi dhe lirinë e plotë të Ukrainës që të veprojë si të gjitha shtetet sovrane, por edhe garanca ndërkombëtare.

Rusiatheksoi përpara bisedimeve të planifikuara se ato duhet të mbahen “pa parakushte”. Kreu i delegacionit, Medinsky, e përsëriti këtë pretendim. Ministria e Jashtme ruse tha se pala e tyre ishte “e gatshme të punonte seriozisht” për të gjetur një zgjidhje. Megjithatë, fokusi duhet të jetë në “eliminimin e shkaqeve të konfliktit”.

Ky është një tregues se Rusia nuk do të devijojë nga kërkesat e saj të vjetra maksimaliste – tërheqja e Ukrainës nga anëtarësimi në NATO, demilitarizimi i vendit dhe përvetësimi i territorit të Ukrainës në të cilin kanë depërtuar forcat ruse./DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result