Dy raketa ruse ranë në shtetin anëtar të NATO-s, Poloni dhe vranë dy persona, konfirmoi një oficer i lartë i inteligjencës amerikane, pasi raketat ranë në Przewodow, një fshat në Poloninë lindore, afër kufirit me Ukrainën.
Mediat lokale raportuan se raketat goditën një fermë ndërsa policia dhe ushtria ndërhynë menjëherë pas incidentit.
Incidenti mund të ketë pasoja serioze sepse raketat ruse kanë vrarë njerëz në një vend të NATO-s, gjatë luftës së saj në Ukrainë, ndërsa Polonia mund të zgjedhë të përdorë nenin 5 të NATO-s, i cili thotë se një sulm ndaj një shteti anëtar trajtohet si një sulm ndaj të gjithëve.
Në orën 21:00, ministrat e qeverisë në Poloni thuhet se po takoheshin në një mbledhje që mendohet se do të diskutonin mbi zhvillimin e fundit, ndërsa kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, mblodhi Komitetin e Këshillit të Ministrave për Çështjet e Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes “si një çështje urgjente”.