Hetuesit shtetëror të Rusisë të martën kanë hapur një rast të ri penal kundër kritikut të Kremlinit, Alexei Navalnyt.
Reuters raporton se Navalny po akuzohet për shpenzimin e parave të grumbulluara nga publiku për organizatat me të cilat është përfshirë për nevojat e tij personale.
Navalny, një nga kritikët më të mëdhenj të presidentit Vladimir Putin, në gusht ishte dërguar në Gjermani për trajtim pasi kishte kolapsuar në aeroplan.
Shtetet perëndimore dhe Gjermania e kishin cilësuar këtë si një tentim të Rusisë për ta vrarë Navalnyn me agjentin nervor Novichok.
Rusia kishte thënë se nuk ka pasur dëshmi se Navalny ishte helmuar, derisa ka mohuar çdo përfshirje të saj në këtë incident.