Rusia hap zjarr ndaj një anije mallrash në Detin e Zi, Moska: Nuk ndaloi për inspektim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një anije luftarake ruse ka lëshuar të shtëna paralajmëruese ndaj një anije mallrash në jugperëndim të Detit të Zi. Kjo është hera e parë që Rusia qëllon mbi anijet tregtare përtej Ukrainës që nga dalja nga marrëveshja e grurit, e ndërmjetësuar nga OKB muajin e kaluar.

Rusia tha në një deklaratë se anija e saj patrulluese Vasily Bykov kishte qëlluar me armë automatike ndaj anijen Sukru Okan me flamur Palau, pasi kapiteni i anijes nuk iu përgjigj një kërkese për të ndaluar për një inspektim.

Rusia tha se anija po shkonte drejt portit ukrainas të Izmail. Të dhënat e treguan se anija ishte pranë brigjeve të Bullgarisë dhe po shkonte drejt portit rumun të Sulinës.

“Për të ndaluar me forcë anijen, u hap zjarr paralajmërues nga armët automatike. Ushtria ruse hipi në anije me ndihmën e një helikopteri Ka-29. Pasi grupi i inspektimit përfundoi punën e tij në bord, Sukru Okan vazhdoi rrugën e tij drejt portit të Izmail”, tha ministria ruse e mbrojtjes.

Një zyrtar i ministrisë turke tha se Ankaraja po e shqyrtonte incidentin./ Reuters

Share This Article