Rusia hedh poshtë pretendimet e Ukrainës për vdekjen e komandantit të Flotës të Detit të Zi, shfaqet në një konferencë për shtyp

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një video që tregon komandantin e Flotës së Detit të Zi në një konferencë, pavarësisht se Ukraina pretendon se e ka vrarë atë.

Nuk është e qartë se kur janë filmuar pamjet, ku Viktor Sokolov shfaqet në një lidhje video me ministrin e mbrojtjes. Sipas ministrisë takimi me zyrtarët e lartë ka ndodhur të martën.

Forcat speciale të Ukrainës thanë të hënën Sokolov dhe 33 oficerë të tjerë vdiqën në një sulm me raketa në selinë e flotës në Sevastopol, në Krime.

Videoja tetë minutëshe tregon një kolegj të Ministrisë së Mbrojtjes, që thuhet se është zhvilluar mëngjesin e sotëm. Ministri i Mbrojtjes Sergey Shoygu është parë duke biseduar me zyrtarë të lartë në një sallë konferencash në Moskë.

Share This Article