Rusia i dhuron ushtrisë serbe 30 tanke dhe 30 vetura të blinduara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia i dhuroi Serbisë tanke T-72MS dhe vetura të blinduara të zbulimit BRDM-2MS me vlerë rreth 75 milionë euro, dorëzimi i të cilave u bë në kazermën e Nishit “Mija Stanimiroviq”.

“Ky është një donacion i Federatës Ruse për ushtrinë e Serbisë në vlerë prej rreth 75 milionë eurosh, e cila përbëhet nga 30 transportues të blinduar BRDM-2MS dhe 30 tanke të modernizuar T-72 MS, bazuar në marrëveshjen e rënë dakord në Sochi nga dy presidentët Vuçiq dhe Putin. Ne jemi shumë mirënjohës për Federatën Ruse, sepse ky është një përforcim i rëndësishëm për ushtrinë e Serbisë”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviq, pas dorëzimit.

Ai rikujtoi se pjesa e parë e këtij donacioni, 11 tanke T-72 dhe dhjetë transportues të blinduar, u ekspozuan gjithashtu në Nish në nëntor.

“Sot, kur ato janë kompletuar dhe kur në fakt të dy, batalioni tankist dhe batalioni BRDM-2MS janë plotësuar, ne ekspozojmë këto armë, të cilat do të jenë për forcat e këmbësorisë dhe të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm aftësitë tona operacionale”, shtoi ai, njoftoi ministria.

Share This Article