Rusia i jep ultimatum liderit opozitar Navalny: Kthehu ose të pret burgu

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shërbimi i Burgjeve i Rusisë ia ka dhënë ultimatum liderit opozitar rus, Alexei Navalny, që menjëherë të kthehet nga Gjermania dhe të paraqitet para organeve përkatëse qysh të martën në mëngjes, ose do të përballet me dënimin burgim efektiv, pasi dënimi me kusht i kalon më 30 dhjetor, ka bërë të ditur të hënën Reuters.

Shërbimi Federal i Burgjeve ka akuzuar Navalnyn se ka thyer rregullat e lirimit të përkohshëm. Ai nuk ka kryer në tërësi dënimin e vitit 2014, ndërkohë që si barrë i është vënë edhe shmangia e ballafaqimit me inspektorë rusë anti-krim.

Navalny është në liri me kusht, pasi ishte gjykuar me 3 vjet e gjysmë burgim për një vjedhje, që ai e quan rast të montuar dhe politik. Lirimi me kusht i skadon më 30 dhjetor.

Navalny është një prej kritikëve kryesorë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe në Gjermani iku në gusht për shërim, pasi u helmua në Rusi gjatë një udhëtimi me aeroplan.

Shtetet perëndimore thonë se “dikush deshi ta vrasë me agjentin nervor novichok”, derisa Rusia insiston se nuk ka fakte për këtë.

Share This Article