Rusia i shqipton gjobë rekorde kompanisë Google

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një gjykatë në Moskë e ka dënuar kompaninë amerikane, “Google”, me një gjobë të pashembullt prej gati 100 milionë dollarësh, në kohën kur Rusia po e shton trysninë ndaj gjigantëve të huajt të teknologjisë.

Rusia u ka shqiptuar disa gjoba platformave më të mëdha të internetit në botë, duke i akuzuar ato për mungesë të kontrollimit dhe ndryshimit të përmbajtjes në mënyrën e duhur dhe për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit.

Megjithatë, der më tani, gjobat ndaj kompanive si Meta, Twitter dhe Google kanë qenë me dhjetëra miliona rubla, jo miliarda. Sidoqoftë, Google u dënua të premten me një shifër rekorde prej 7.2 miliardë rubla (rreth 98 milionë dollarë) për dështim të vazhdueshëm në fshirjen e përmbajtjeve të ndaluara.

Përmbajtja e ndaluar nuk u specifikua, por Rusia rregullisht merr masa ligjore për moslargimin e përmbajtjeve që i cilëson të paligjshme, si materialet pornografike ose postimet që lidhen me drogën e vetëvrasjen, shkruan France24, përcjell Gazeta Express.

Në një përgjigje për agjencinë AFP, kompania amerikane tha: “Do t’i hulumtojmë dokumentet e gjykatës dhe pastaj do të vendosim për hapat e ardhshëm.”

Share This Article