“Rusia ka futur 75% të forcave të saj në Ukrainë”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia ka futur në Ukrainë 75% të forcave të saj të armatosura, thotë një akademik britanik. Dr. Jack Watling, kërkues në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, tha për BBC Radio 4 se një numër i madh trupash ruse po hyn në vend nga Bjellorusia për të mbërritur në Kiev, objektivin numër 1 të Rusië.

I pyetur për për njoftimet se Rusia ka përdorur bombën thërrmuese në zonat e banuara në Kharkiv, ai tha se dëshmitë tregojnë që mund të jetë e vërtetë.

 “Dëmi më i madh është se këto predha nuk janë të drejtuara në një objektiv të vetëm dhe një sasi e madhe lëndësh shpërthyese hidhet në zonat më të populluara”, tha ai.

Watling tha gjithashtu se ushtria ukrainase tashmë nuk funksionon më si një formacion i rregullt, por është shpërndarë në pozicione mbrojtëse, e përzierë me grupet e vullnetarëve që po luftojnë për vendin e tyre.

Share This Article