Rusia ka hedhur mbi 160 raketa, 100 mijë civilë kanë braktisur shtëpitë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas burimeve ushtarake amerikane, Rusia ka hedhur sot në territorin e Ukrainës më shumë se 160 raketa. Bëhet fjalë më së shumti për raketa me rreze të shkurtër, por edhe raketa me rreze të mesme dhe ato “cruise”, të hedhura nga anijet që dominojnë tashmë Detin e Zi.    

Nga Kievi vjen një bilanc që flet për momentin për të paktën 57 të vrarë ukrainas dhe 169 të plagosur nga dyluftimet.

Dritat janë fikur pothuajse në çdo qytet ukrainas, përfshirë Lviv, në afërsi të kufirit me Poloninë, por që nuk i shpëtoi dot sulmeve raketore ruse. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, deri më tani rreth 100 mijë civilë kanë braktisur shtëpitë e tyre për t’u fshehur kryesisht në rajone që cilësohen më të sigurta, pikërisht në zonën e Lviv.  

Share This Article