Rusia kërcënon Perëndimin: Nëse furnizoni me tanke Kievin, ukrainasit do të vuajnë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ukrainasit janë  ata që do të vuajnë nëse Perëndimi dërgon tanke në mbështetje të Kievit, tha në një deklaratë ditën e sotme Kremlini, pasi pyetjes nëse Berlini do të japë leje për dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë.

Siç tha Dmitry Peskov, mosmarrëveshjet në Europë për furnizimin ose të jo të Ukrainës me tanket Leopard tregojnë “nervozizmin” që mbizotëron brenda NATO-s dhe shtoi se të gjitha vendet kanë përgjegjësi për pasojat që do të ketë furnizimi me armë i Ukrainës.

“Por sigurisht që të gjitha vendet e përfshira, drejtpërdrejt ose tërthorazi, duke furnizuar Ukrainën me armë mbajnë përgjegjësi për vazhdimin e konfliktit. Përfundimi është se ukrainasit janë ata që do të paguajnë çmimin ”, tha zëdhënësi i Kremlinit.

Share This Article