Sipas përditësimit të fundit të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, Rusia ka kufizuar sulmet me raketa me rreze të gjatë kundër Ukrainës.
Sipas inteligjencës britanike, rusët janë urdhëruar të bëjnë sulme me raketa me rreze të gjatë “vetëm një herë në javë për shkak të disponueshmërisë së kufizuar të tyre”.
Ministria e Mbrojtjes shkroi në Twitter se “në mënyrë të ngjashme, Rusia nuk ka gjasa të ketë rritur mjaftueshëm stokun e artilerisë për të mundësuar operacione sulmuese në shkallë të gjerë”.
“Një dobësi kaq e madhe e rusëve vjen edhe për faktin se vetëm mbajtja gjallë e operacioneve mbrojtëse përgjatë vijës së saj të gjatë të frontit kërkon shpenzime të konsiderueshme ditore të predhave dhe raketave”, shkruan më tutje inteligjenca britanike.
Theksojmë se kohët e fundit Rusia po merr ndihma ushtarake prej dy shteteve aziatike – Iranit dhe Koresë së Veriut.
Ndryshe, SHBA-ja pritet të dërgojë sistemin më të fuqishëm raketor i njohur si Patriot në Ukrainë.