Rusia largohet nga traktati i kontrollit të armëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti rus, Vlladimir Putin, ka nënshkruar të hënën ligjin me të cilin formalizohet dalja e Rusisë nga traktati për kontrollin e armëve, i njohur si Qiejt e Hapur, pakt ky që i lejon fluturimet e aeroplanëve të paarmatosur përgjues në vendet anëtare.

Rusia kishte shpresuar se Putini dhe homologu amerikan, Joe Biden, do të mund të diskutonin traktatin kur të takohen në mes të qershorit në një samit në Gjenevë. Por administrata e Bidenit e njoftoi Moskën në maj se SHBA-ja nuk do t’i kthehej traktatit pas tërheqjes së vjetme me vendim të ish-presidentit, Donald Trump.

Kremlini ka bërë të ditur se vendimi amerikan për tërheqje ka shkaktuar zhgënjim në mesin anëtarëve, për shkak të prishjes së baraspeshës së interesave. Moska pretendon se veprimi amerikan detyroi Rusinë të tërhiqej gjithashtu.

Moska shpresonte se Bideni do ta përmbyste vendimin e ish-presidentit republikan. Por Shtëpia e Bardhë nuk ka ndryshuar mendjen. Lideri demorkat akuzon Rusinë për shkelje të traktatit, ani pse Moska i hedh poshtë akuzat. Në janar nisi procedura ligjore për formalizimin e tërheqjes e Rusisë. Me nënshkrimin e Putinit, tashmë krejt procesi është finalizuar.

Share This Article