Rusia, mbi 1 miliardë dollarë dëme të pësuara në pajisjet luftarake

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kostot e pajisjeve luftarake që Rusia ka humbur gjatë luftës në Ukrainë llogaritet ta tejkalojnë shifrën e një miliardë dollarëve.

Kështu ka rezultuar nga një llogaritje e revistës “Forbes”, ku me përafërsi kostoja e Rusisë shkon në 1 miliardë e 109 milionë dollarë.

Listën e kryeson luftanija Moskva, kostoja e të cilës llogaritet të jetë plot 750 milionë dollarë.

Kurse një tjetër luftanije është shumë më pak se pararendësja, me vlerë prej 75 milionë dollarësh.

Nga ana tjetër, janë edhe avionët luftarakë. Kostoja e përgjithshme e tyre përllogaritet në 238 milionë dollarë dhe ndër ta përfshihen modelet Cy-30CM, Cy-34, Cy-35.

Kurse kostoja e dy helikopterëve të quajtur Ka-52 dhe Ka-50 është nga 16 milionë dollarë secili.

Pjesë e listës është edhe një mjet transportues për tanket, kostoja e të cilit vlerësohet nga “Forbes” të jetë afro 14 milionë dollarë.

Share This Article