Një ndër drejtuesit ushtarakë të Britanisë së Madhe, admirali Tony Radakin, ka pranuar në një intervistë për BBC se megjithë humbjet shumë te mëdha të Rusisë në Ukrainë, regjimi i Putin nuk duket i kërcënuar.
30% e këmbësorisë është e humhur. Që do të thotë se 50 000 trupa ruse ose kanë vdekur ose janë dëmtuar në konflikt. Janë shkatërruar afërsisht 1700 tanke dhe 4000 mjete të blinduara
citohet Radakin.
Sipas tij hierarkia ruse është investuar te Putin dhe nuk ka gjasa që lufta të destabilizojë situatën politike në Rusi. Ky është një minus në strategjinë perëndimore dhe kosto për Ukrainën që perceptojnë një armik që mund të tresë një faturë të tillë.