Rusia ndryshon qasje: Tani do të flasim për paqe, jo për luftë!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kremlini tha sot se rëndësia e bisedës telefonike midis Vladimir Putin dhe Donald Trump është se tani Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të flasin për paqen, jo për luftën

“Është një mesazh i fortë që tani do të përpiqemi t’i zgjidhim problemet përmes dialogut”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për Pavel Zarubin, një gazetar i televizionit shtetëror.

“Tani do të flasim për paqe, jo për luftë”, nënvizoi ai.

Peskov tha po ashtu se takimi i parë midis Putinit dhe Trump është i një rëndësie të veçantë duke pasur parasysh rrethanat aktuale.

Më tej ai deklaroi se sanksionet perëndimore nuk do të pengojnë bisedimet Rusi-SHBA pasi ato mund të “hiqen aq shpejt sa u vendosën”.

Share This Article