Rusia në kërkim të pedofilit, përdhunoi dhe copëtoi me thikë vajzat 8 dhe 13 vjeçe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet ruse janë vënë në ndjekje të një pedofili vrasës gjakftohtë, i cili përdhunoi dhe vrau me thikë dy vajzat minorene të partneres së tij, 8 dhe 13 vjeçe.

Kamerat e sigurisë e kanë kapur 41 vjeçarin Vitaly Molchanovndërsa largohet në këmbë nga banesa e tij Rybinsk pas krimit të rëndë i veshur me një kostum sportiv.  

Më pas raportohet se ka hipur në një biçikletë të bardhë dhe është larguar në drejtim të paditur.

Elena dhe Yana Saprunova, 8 dhe 13 vjeçe u vranë dhe copëtuan me thikë.

Si hyri në jetën e nënës me dy vajzat vrasësi pedofil

Nëna e vajzave të ndjera, Valentina Saprunova 40 vjeçe, e divorcuar dhe me profesion infermiere, ishte zhvendosur një muaj më parë 1,600 milje nga qyteza e saj në Siberi për të jetuar me të dashurin e ri, e bindur se kishte gjetur dashurinë. Bashkë ishin njohur në një rrjet takimesh në Rusi.

Ajo nisi punë një spital në Rybinsk, në rajonin e Yaroslavl derisa një ditë i gjeti vajzat të copëtuara me thikë.

Raportet thonë se ajo nuk ishte në dijeni të së kaluarës së të dashurit të saj si vrasës i fëmijëve dhe sulmues seksual,krime për të cilat ishte dënuar në 2010.

Ai i kishte thënë asaj se ishte dënuar gabimisht, por nuk e pranoi seriozitetin e veprave penale.

Dëshmitarja e parë e krimit makabër ishte vetë nëna e vajzave e cila kur u kthye në banesa pas mbylljes së turnit në spital e gjeti banjon të mbuluar në gjak dhe vajzat e vrara.

Tashmë ajo është nën kujdesin e një psikologu policie.

Fqinjët thanë se çifti ishte shfaqur ‘i dashuruar marrëzisht’.

Ata shpesh shiheshin të kapur për dore, duke vrapuar së bashku apo duke bërë xhiro me biçikleta.

Share This Article